fbpx

Zyrtarja e lartë Kineze Konfirmon Premtimin e madh: Ja çfarë thotë ajo

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vaksinë kundër Koronavirusit mund të jetë e disponueshme për publikun e gjerë në Kinë që prej muajit nëntor, konfirmoi sot një zyrtare e lartë, në një kohë që gara po vazhdon mes laboratorëve nga mbarë bota.

“Progreset aktuale janë shumë të kënaqshme”, theksoi për televizionin kombëtar epidemiologia Wu Guizhen, një zyrtare e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, një organizëm i Ministrisë kineze të Shëndetësisë. Në këtë intervistë, Wu konfirmoi se një vaksinë potenciale mund të ishte e disponueshme që prej nëntorit apo dhjetorit.

Asnjë vaksinë në botë nuk ka përfunduar ende fazën e testimeve tek njerëzit. Vaksina kineze është krijuar nga laboratori “CanSino Bio” në bashkëpunim me shkencëtarë të ushtrisë, është ndër projektet më të përparuara.

Prodhues të tjerë kinezë janë gjithashtu në garë, si kompanitë Sinovac dhe Sinopharm. Ata së pari ekspozuan dozat e tyre anti-COVID-19 në Pekin javën e kaluar.

Dy grupet farmaceutike shpresojnë të marrin dritën e gjelbër nga autoritetet për hedhjen në treg para fundit të vitit 2020.

Nëntë vakina janë aktualisht në fazën 3 në botë. Bëhet fjalë për etapën e fundit të testimeve tek njerit para hedhjes në treg.

Një prej vaksinave më premtuese në shkallë botërore është krijuar nga gjiganti farmacuetik “AstraZeneca” dhe universiteti prestigjioz britanik i Oxford-it./balkanweb

Share.