fbpx

Zyrtarisht arrihet marrëveshje mes Zaev dhe opozitës për nënshtetësinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkup, 6 maj – Zhurnal.mk – Edhe zyrtarisht është arritur marrëveshje mes opozitës shqiptare dhe kryeministrit Zoran Zaev lidhur me qytetarët që nuk kanë nënshtetësi, e të cilët do të pajisen me të njejtën me ligjin e ri. Ligji i ri parasheh që ata qytetarë mjaftojnë të dorëzojnë një dokument të vetëm, si prsh faturë, çertifikatë apo dëftesë shkolle që të mund të marin nënshtetësinë.

Por një kusht i vetëm që nuk lëshoi pe Zoran Zaev, ishte njohja e gjuhës maqedonase.

Deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Elmi Aziri ka deklaruar se është arritur marrëveshje për çështjen e shtetësisë.

“Vlerësojmë se është një e arritur e madhe për shkak se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi e këndej janë banorë real të Maqedonisë së Veriut, pro që kanë pasur problem me shtetësinë e këtij shteti, përmes këtij ligji do të kenë mundësi të pajisen me të njëjtën. Faktikisht përmes këtij ligji të gjithë personave që nga pavarësia e këndej janë banorë të Maqedonisë së Veriut u konstatohet shtetësia, duke aplikuar për shtetësi dhe duke ofruar si dëshmi vetëm një dokument që është në dispozitat kalimtare të evidentuar në mënyrë taksative me ligj. Domethënë vetëm me ofrimin e një dokumenti personat pajisen me shtetësi”, ka deklaruar deputeti, Aziri.

Ai ka thënë se kjo është një e arritur e madhe për këta qytetarë në mënyrë që të realizojnë të drejtat e tyre.

“Poashtu dua ti informoj qytetarët që të gjithë personat që kanë pasur problem deri tani me marrjen e shtetësisë, çështja e tyre do të trajtohet konform këtij ligji për të cilin jemi marrë vesh me Qeverinë, pra jo me ligjin që deri tani ka qenë në fuqi. Mjafton vetëm një dokument të deponohet nga dokumentet që janë potencu ktu, certifikata, fatura5 e energjisë, dëftesat e shkollave dhe me automatizëm atyre ju konstatohet shtetësia. Ne mendojmë që javën e ardhshme do ta fusim në procedurë parlamentare dhe pastaj puna tjetër varet prej Kryetarit të parlamentit kur e fut në procedurë parlamentare”, ka thënë Aziri, njofton Shenja.

Për aritjen e një marrëveshjeje, ka folur edhe vet kryeministri Zaev. Ai sot deklaroi se sipas Kushtetutës, njohja e gjuhës maqedonase duhet patjetër të jetë kusht për marjen e nënshtetësisë.

Lidhur me kërkesat e opozitës shqiptare që ata qytetarë pa nënshtetësi, të mjaftojë ta dinë vetëm gjuhën shqipe për ta marë nënshtetësinë, Zaev shprehet se kjo nuk mund të ndodhë sepse nuk e lejon Kushtetuta dhe nuk është diçka sipas vullnetit të tij.

Sipas Zaev, nga viti 2003 e deri më sot, vetëm gjashtë persona janë refuzuar përshkak se nuk kanë ditur maqedonisht.

“Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e një vendi fqinj. Kur vijnë të aplikojnë njerëz nga vende të ndryshme, nga Kosova, nga Shqipëria, Serbia, Bosnja e vende tjera, të gjithë duhet të jenë të barabartë para autoriteteve në vendin tonë. Një ekspertizë e ka konfirmuar që çfarë është kushtetuese në këtë propozim ligj dhe çfarë nuk është”, tha Zaev.//Zhurnal.mk

Share.