ZYRTARE: Thiago Motta merr drejtimin e skuadrës nga Serie A

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

21:22 | 22 Tetor 2019

Genoa edhe zyrtarisht kanë angazhuar Thiago Mottan si trajner të skuadrës së parë, i cili edhe ka mbajtur stërvitjen e parë me skuadrën.

Skuadra italiane gjatë ditës së sotme ka njoftuar shkarkimin e Aurelio Andreazzoli, për të emëruar në vend të tij Thiago Mottan.

Besohet se kontrata e Mottas me Genoan do të zgjatë deri në fund të sezonit, me mundësinë e vazhdimit deri në qershor të vitit 2021.

Motta ka luajtur për Genoan gjatë sezonit 2008/2009, duke rindërtuar karrierën e tij para kalimit te Inter dhe pastaj te PSG.

Edhe pse u pensionua gjatë verës së fundit, Motta ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi ai foli për dëshirën e tij për të vënë në funksion formacionin e tij 2-7-2 pa portier./Lajmi.net/

Share.