ZYRTARE: McGregor zbulon datën e rikthimit në oktagon

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

14:23 | 24 Tetor 2019

Conor McGregor ka thënë se më 18 janar të vitit 2020 do të bëjë rikthimin e tij në UFC, pavarësisht njoftimit për pensionim nga sporti i arteve marciale këtë vit.

31 vjeçari nuk ka luftuar në oktagon që nga humbja e pësuar nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor të vitit 2018.

McGregor në konferencë për shtyp të enjten ka thënë se është në gjendje të mirë fizike.

“Data është caktuar. Unë nuk merakosem se kush do të jetë kundërshtari im”, ka deklaruar McGregor, përcjell lajmi.net.

“Duhen 66 ditë për të krijuar një zakon. Tani unë shkoj herët në shtrat dhe po ashtu ngrihem herët”./Lajmi.net/

Share.