fbpx

ZYRTARE: La Liga merr vendim mbi dy javët e ardhshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Ajo që dukej si një mundësi e largët para dhjetë ditësh, tani është bërë realitet.

La Liga ka konfirmuar se në dy javët e ardhshme të ndeshjeve në Primera dhe Segunda Division do të luhen pas dyerve të mbyllura, me Real Madrid-Eibar në ‘Santiago Bernabéu’ dhe ndeshjen e nivelit të dytë midis Racing-Lugo në ‘El Sardinero’ të premten – ndeshjet e para që do të organizohen pa spektatorë në stadiume.

Vendimi është marrë si një masë për të frenuar zgjerimin e virusit Covid-19 (koronavirusi) në Spanjë dhe u ra dakord pas një procesi konsultimi me Departamentin e Shëndetësisë dhe bordet e ndryshme shëndetësore rajonale, përcjell lajmi.net.

Megjithë aktvendimin duke përmendur fillimisht vetëm për dy javë, ndalimi i spektatorëve do të jetë i vendosur për aq kohë sa vlerësohet e nevojshme nga qeveria.

LaLiga shpreson të jenë në gjendje të luajnë 11 ndeshjet e fundit dhe po punojnë me UEFA-n, në rast se takimet vendosën të anulohet krejtësisht, atëherë shtyerja e Kampionatit Evropian mbetet zgjidhja ideale.

Tash esht Koha
Share.