fbpx

Zyrtare: Juventus – Inter, zhvillohet të dielën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Juventus-Inter do të zhvillohet të dielën,  sikurse dhe ndeshja mes Milan-Genoa, që janë në kuadër të javës së 26-të.

Vendimi ka qenë pezull tash e shtatë dit, pasi Italia është duke u përballur pasojat e coronavitusit.

Qeveria vendosi të mërkurën që të gjitha ngjarjet sportive të zhvillohen pa shikues me dyer të mbyllura deri më 3 prill.

Ndeshja derbi do të jetë në Allianz Stadium të dielën nga ora 20:45, ku Juventusi pret Interin.

Katër ndeshje të tjera do të zhvillohen të dielën, përfshirë edhe ndeshjen Milan – Genoa, ndërsa Sassuolo-Brescia do të luhet të hënën me 9 mars.

Java e 26-të

E diel, 8 mars

Parma-SPAL (12:30)

Milan-Genoa (15:00)

Sampdoria-Verona (15:00)

Udinese-Fiorentina (18:00)

Juventus-Inter (20:45)

E hënë, 9 mars

Sassuolo-Brescia (18:30)

Share.