19:42 | 18 Tetor 2019

19:42 | 18 Tetor 2019
Joel Matip ka nënshkruar kontratë të gjatë me Liverpoolin që mësohet të jetë deri në vitin 2024.
Matip ka fituar vendin e titullarit te Liverpool me trajnerin Jurgen Klopp, dhe këtë sezon ka qenë i dobishëm duke ndihmuar skuadrën nga ‘Anfield Road’ në një start fantastik prej tetë fitoresh në tetë ndeshje.
Reprezentuesi nga Kameruni ka filluar gjashtë nga tetë ndeshjet e ligës së bashku me Virgil van Dijk këtë sezon.
Ai ishte transferuar te Liverpool si lojtar i lirë në vitin 2016 nga skuadra e Schalke.
28 vjeçari Matip, deri më tani ka regjistruar 82 paraqitje për Liverpool, duke shënuar edhe katër gola./Lajmi.net/