ZYRTARE: Incidenti ndaj Ferizajit, FFK dënon ashpër Llapin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

13:26 | 17 Tetor 2019

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për ndeshjen Llapi – Ferizaji, në të cilën triumfuan mysafirët me rezultat 4-2.

Në këtë ndeshje pati tensione të mëdha, pasi tifozët vendas ia mësyen fushës duke sulmuar lojtarët e Ferizajit në fundin e pjesës së parë.

Për këtë skuadra e Tahir Batatinës është dënuar me dy ndeshje pa tifozë në Podujevë, shkruan lajmi.net.

Batatina i kishte mohuar incidentet, duke ia lënë fajin policisë dhe sigurimit të ndeshjes.

Llapi ndeshjet pa tifozë do t’i luajë ndaj Trepçës ’89 dhe Drenicës. /Lajmi.net/

Share.