fbpx

ZVICËR/ Tronditet Banka në St.Gallen… Ja çfarë ka ndodhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak para orës 9 të mëngjesit, qendra e thirrjeve emergjente kantonale ka marrë raportin për një grabitje të kryer në Bahnhofstrasse, njofton policia e kantonit StGallen.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, autorët e armatosur tashmë ishin zhdukur. Askush nuk ka pësuar lëndime, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.

Dy autorët e dyshuar të plaçkitjes kanë pretenduar se ishin oficerë policie, transmeton albinfo.ch. Ata kishin veshur uniforma të zeza ku shkruante “Polizei”.

Grabitësit gjithashtu mbanin helmeta tëmburoja zeza, dhe çizme luftarake. Ata gjithashtu kishin me vete një çantë të kuqe me një kryq të bardhë zviceran.

Autorët, të cilët thuhet se kanë folur në një gjermanishte të dobët janë larguar duke marrë me vete një shumë të panjohur të parave, përcjell albinfo.ch. Makina e arratisjes ishte e pajisur me targa false.

“Grabitësit kanë vepruar me shumë profesionalizëm dhe angazhim”, ka thënë zëdhënësi i policisë Hanspeter Krüsi për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Një guxim i tillë nuk është parë kurrë në kantonin e Shën Gallen në rast të një grabitjeje”.

Autorët kishin kopjuar madje një targë të një makine patrulluese që i përkiste policisë së kantonit të St. Gallenit”, ka shtuar Krüs.

Share.