fbpx

ZVICËR/ Kjo nuk Pritej, Ja sa ka shkuar Numri i të infektuarve Sot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Zvicër u regjistruan 4.946 raste të reja të koronavirusit, bënë të ditur autoritetet shëndetësore të shtetit helvetik.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi në shtetin me rreth 8.6 milionë banorë shkoi në 290.601, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 111 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 3.575.

Sistemit të ngarkuar shëndetësor në 24 orët e fundit iu shtuan edhe 252 pacientë me koronavirus nëpër spitale.

Javëve të fundit, pothuajse të gjitha shtetet evropiane janë prekur nga shtimi i rasteve me koronavirus dhe këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Zvicra.

Pas përkeqësimit të gjendjes në të gjitha pjesët e kontinentit, shumë qeveri kanë vendosur t’i rikthejnë masat kufizuese që ishin vendosur fillimisht në mars të këtij viti e që kishin mbetur në fuqi për disa muaj.

Share.