fbpx

Zvicër, Ja lista e re e Karantinës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zvicra nuk do që në listën me rrezik të lartë nga koronavirusi t`i vendosë fqinjët e saj, mirëpo disa rajone të veçanta në Francë dhe Austri po përbëjnë rrezik për vendin. Masat do të hyjnë në fuqi nga e hëna me 14 shtator, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. Ai tha se një rajon i Austrisë (Vjena) dhe nëntë rajone të Francës, përfshirë Parisin, do të vendosen  në listën e rrezikut të lartë.

Kjo do të thotë që banorët zviceranë nuk duhet të udhëtojnë drejt atyre rajoneve  nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Kushdo që kthehet nga atje duhet të hyjë në karantinë për 10 ditë. Ka disa përjashtime të tilla si për arsye mjekësore ose profesionale.

Berset tha se qeveria kishte vendosur për një zgjidhje pragmatike për shkak të “shkëmbimit intensiv” që ndodh në rajonet kufitare dhe numrit të punëtorëve ndërkufitarë në qytete si Gjenevë dhe Bazel.

Ministri vuri në dukje se rastet po rriteshin në vendet evropiane, por edhe  në Zvicër, ku numri i infeksioneve të reja ditore sapo ka kaluar 500. Rastet e reja janë kryesisht midis njerëzve nën 40 vjeç, tha ai, ndërsa numri i personave që trajtohen  në spital dhe vdekjeve është i ulët, shkruan swiss.info, përcjellë albinfo.ch

Gjithashtu  tha se vendet po punonin së bashku për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të ruajtur lidhjen e tyre të kontaktit. Situata është shumë e ndryshme nga fillimi i pandemisë, theksoi Berset, dhe qëllimi nuk ishte mbyllja e kufijve.

Rajonet e Francës që do të jenë në listën e rrezikut të Zvicrës nga e hëna janë: Center-Val de Loire, Korsikë, Hauts-de-France, Île de France (rajoni i Parisit), Normandia, Nouvelle-Aquitaine, Occitanie, Pays de la Loire dhe Provence-Alpes-Côte d’Azur. Ekzistojnë gjithashtu një numër territoresh përtej detit Francez (Guajana Franceze, Guadelupa, Polinezia Franceze, Réunion, Martinique, Mayotte, Saint-Barthélemy dhe Saint-Martin).

Share.