fbpx

Zj.arr i madh në portin e Bejrutit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një zj.arr i madh ka shpërthyer në Portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve një muaj pas shpërthimit masiv.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zj.arrin në objektin, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i 4 gushtit kur gati 3.000 tonë nitrate amoni u shpërthyen.

Një kolonë tymi i zi doli nga porti me flakë portokalli që kërcenin nga toka.

Shpërthimi muajin e kaluar vrau më shumë se 190 vetë dhe plagosi rreth 6,500 dhe dëmtoi mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez.

Pamja e një zj.arri tjetër të madh një muaj më vonë krijoi panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar, transmetojnë mediat botërore.

Share.