fbpx

Zi e më zi. Në Maqedoni të Veriut shifra rekorde gjatë 24 orëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shifër rekord e infektimeve me koronavirus është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë atje informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2647 testime të realizuara, 870 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Ndërkohë, betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë humbur 14 pacientë, derisa 292 pacientë janë konfirmuar si të shëruar nga COVID-19.

Share.