fbpx

Zgjedhjet në LSDM, opozita kritikon, Zaev thotë se do të ketë ndryshime

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi u rizgjodh në krye të LSDM-s, Zoran Zaev, premtoi se do të sjellë energji dhe politika të reja në parti. Sapo iu besua edhe një mandat në krye të social-demokratëve, Zaev deklaroi se do të bëjë ndryshime kadrovike. Por, shtoi se ndryshimet kadrovike në LSDM nuk do të thonë se do të ketë edhe ndryshime në kuadrot Qeveritar.“Pason reformë serioze e ofertës së deritashme karovike të LSDM-s, do të sjellim energji të re në radhët tona, do ti hapim dyert për të gjithë ata të cilët janë afër ideve socialdemokrate, do ta thellojmë luftën e filluar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do ta ngremë motivimin e qytetarëve tanë. LSDM do të vazhdojë të ndryshojë, që edhe më mirë tu shërbejë qytetarëve”, pohoi Zoran Zaev, LSDM.

Ndërsa zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostadinov thotë se është herët që të flitet për kuadrot e reja partiake.

“Kongresi duhet të jetë në maj. Por sipas meje ende është herët të flas për ndryshimet kadrovike që duhet të bëhen”, theksoi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Në zgjedhjet e brendshme të LSDMsë të paralajmëruara për në maj, duhet të zgjidhen edhe nënkryetarët e rinj dhe sekretari i përgjithshëm i partisë. Për zgjedhjet e brendshme në LSDM, ka reaguar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Sipas tij, zgjedhjet në LSDM me një kandidat janë bizare. Mickoski ka akuzuar LSDM-në se shkollat i ka shfrytëzuar për votime partiake dhe theksoi se në këtë rast ministrja e Arsimit duhet të japë dorëheqje.

“Askush në LSDM nuk guxon që të kundërshtojë kandidatin e vetëm në zgjedhje, Zaran Zaev. Andaj 69 mijë votuesit e LSDM-së në fletën e votimit kanë një emër të cilin patjetër duhet ta rrethojnë. Nëse nuk e rrethojnë me siguri u pason vërejtje zyrtare nga prokuroria dhe gjykata partiake”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Akuzat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickovskit se zgjedhjet janë mbajtur nëpër shkolla dhe jashtë protokolleve për mbrojtje nga Covid19, nga LSDM i demantuan dhe i quajtën si lajme të rreme.

Mefail Ismaili

Share.