fbpx

Zgjedhjet, a do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën, 14 qershor. Deri të premten pritet të vendoset nëse qeveria do të kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, nga çka eventualisht varet edhe data e zgjedhjeve.

BDI-ja vlerëson se shifrat e kësaj jave të të infektuarve do të jenë vendimtare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

“… të bëjmë një prerje të trendeve epidemiologjike, një vlerësim të Komisionit dhe pastaj, varësisht kësaj do të pozicionohemi si Qeveri; do të kërkojmë gjendje shtesë të jashtëzakonshme ose jo. Kjo do ta përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve.”, tha Bujar Osmani nga BDI.

Për VMRO-DPMNE-në numri në rritje i rasteve aktive me virus korona rrezikon 5 korrikun si datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe sipas tyre kjo mbetet e papranueshme.

“Ajo që tani është e rëndësishme dhe shqetësuese është se qeveria e Zoran Zaevit nuk vepron me logjikë edhe përskaj numrave të përditshëm të të infektuarve të rinj dhe të vdekurve.”, tha Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, edhe përskaj kundërshtimeve nga opozita.

“Në rast se gjendja e jashtëzakonshme përfundon në afatin e paraparë, atëherë 5 korriku është dita kur sipas ligjeve dhe Kushtetutës, duhet të mbahen zgjedhjet.”, pohoi Stefan Vasev, LSDM.

Këto qëndrime nuk dallojnë aspak nga pozitat të cilat partitë i mbrojnë prej javësh. Por, jozyrtarisht flitet se tani zhvillohen bisedime ndër-partiake për mundësinë e realizimit të zgjedhjeve më 12 korrik. Asnjëra nga partitë nuk i konfirmon këto informacione por, në rast se ka konsensus, kjo nënkupton se do të nevojitet gjendje e jashtëzakonshme edhe për një javë tjetër.

Share.