fbpx

Zeqirija Ibrahimi: Zgjedhja e “kryeministrit shqiptar” për Avokat të Popullit është poshtërim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Zgjedhja për Avokat të Popullit e ish kandidatit të BDI-së për kryeministër, ndonëse nga vetë ai mund të lexohet si shpërblim, në të vërtetë është poshtërim. Edhe për atë personalisht, edhe për votuesit e zgjedhjeve të 15 korrikut, që kanë votuar “për kryeministrin e parë shqiptar”, por edhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Kjo ngjarje i ngjan anekdotës së treguar shpesh se kur dikush – që nuk kishte makinë – dëshironte të vozitet me autostop, vetë fshihej në megje, ndërsa gruan e nxirrte në rrugë t’i ndalë veturat. E sapo ndalej makina e parë, ai dilte nga megjja dhe ulej në ulësen përpara, duke e falënderuar shoferin, ndërsa gruaja ulej prapa kokulur dhe e skuqur që i ka shërbyer mashtrimit.
Kandidati për kryeministër bëhet Avokat i Popullit, ndërsa nga megjja del Artani e bëhet Zëvendëskryeministër.
Dhe, mësëndej këta “analistët e pavarur” flasin ende për ajrin e ndotur në Çernobil”, ka thënë Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Share.