fbpx

Zeqirija Ibrahimi: Skandali me tekstet shkollore po kalon në heshtje – ky është nënçmimi më i madh që po i bëhet kombit shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në emisionin që sonte u emetua në A2CNN në Shqipëri, anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka folur mbi skandalin e fundit në lidhje me tekstet shkollore të gjeografisë.
“Nëse në ndonjë libër në Shqipëri do të shkruhej se maqedonasit janë komb i pas-Luftës së Dytë Botërore, kjo do të quhej skandal. Fatkeqësisht, tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe te ata të Shqipërisë kjo çështje po kalon në heshtje. Është vetëm opozita shqiptare dhe disa intelektualë, që po ngrenë zërin mbi këtë skandal,ndërsa në anën tjetër nxënësit shqiptarë ende vazhdojnë të mësojnë gjepura të tilla për historinë shqiptare”, ka përfunduar Ibrahimi nga Alternativa.

Share.