ZEQIRIJA IBRAHIMI: REFUZIMI I BE-SË – A DUHET NE T’I RIDEFINOJMË AGJENDAT DHE ALEANCAT TONA?!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Refuzimi i BE-së për t’i dhënë datë Maqedonisë dhe Shqipërisë flet për faktin e dhimbshëm të zbehjes së ëndrrës europiane.
Përfundimisht ka ardhur koha që të mendojmë se, nëse nuk ka BE, kah ia mbajmë ne?!
A do të bëhemi vetë të denjë që BE-ja të na lutë të bëhemi anëtarë të saj apo ne duhet t’i ridefinojmë agjendat dhe aleancat tona?!
E kam thënë edhe më herët se dielli jonë duhet të lind në vatrat tona dhe ne duhet ta projektojmë suksesin brenda nesh e jo ta presim si peshqesh nga jashtë.
Për fat të mirë, shqiptarët nuk mbeten pa miqtë e përtej-Atlantikut e pa akrabatë këndej.

Vatra jonë – AlternAtivA jonë”, ka shkruar anëtari i Kryesisë Qendrore i Alternativa-s, Zeqirija Ibrahimi.

Share.