fbpx

Zeqirija Ibrahimi: Qeveria Gruevski-Ahmeti për mbrojtjen e Tarçullovskit ka ndarë rreth 9 milionë euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Është e drejtë habia jonë me Vuçiqin, që e mbështet publikisht kriminelin Ratko Mlladiq.
Por, mos të harrojmë se Qeveria e Maqedonisë njësoj e ka mbështetur Johan Tarçullovskin, të gjykuar më 2008 nga Tribunali i Hagës për masakrën e bërë më 12 gusht 2001 në f. Luboten.
Madje, që të jemi më të saktë, në ato qeveri ka marrë pjesë BDI-ja e Ali Ahmetit, ndërsa një ministër i saj bile ka nënshkruar për pagesën e mbrojtjes së Tarçullovskit. Sa për informacion, qeveria Gruevski-Ahmeti për mbrojtjen e Tarçullovski ka ndarë rreth 9 milionë euro. Ndërkaq Luboteni im, me 10 viktima të luftës e me qindra plagë, edhe sot nuk ka ujë të pijshëm.
Mos qofsh viktimë e dobët!”, ka shkruar anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi.

Share.