fbpx

Zeqirija Ibrahimi: Pse edhe BDI-së i ka penguar shtetësia për shqiptarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Fillimi i fushatës shtetesia.mk, përveç që ka zgjuar interesimin e madh të të gjithë atyre qytetarëve që për dekada të tëra përballen me këtë problem dhe janë të diskriminuar, ka aktualizuar edhe një pyetje tjetër: pse partia që tash e 18 vjet ka qenë në pushtet nuk e ka shtruar këtë temë deri sot?
Mund të duket paragjykuese, por nuk ka si mos pyetet njeriu se çfarë i ka penguar BDI-së që qytetarët (shumica e tyre janë shqiptarë), që e kanë këtë problem, të pajisen me dokumentin e shtetësisë?
Mund të duket konspiracion, por ku e dimë se kujt i ka penguar dhe i pengon rritja e numrit të shqiptarëve në këto hapësira, vërtet pyetja e shtuar më sipër është për të menduar më thellë se pse ajo parti mbahet në pushtet kaq gjatë si “nacionallno bllago”? Mos, ndoshta, kjo ka lidhje me këtë temë?”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Share.