fbpx

Zeqirija Ibrahimi për skandalin e teksteve shkollore: Urrejtja ndaj shqiptarëve në tekste shkollore mbetet konstante

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skandali me tekstet shkollore në librat e gjeografisë, ku shqiptarët si “popullsi maqedonase”, ka ngjallur reagime të shumta në opinion.
Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, në profilin e tij facebook, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të teksteve shkollore, duke thënë se kjo është tallja më e rëndë që po bën BDI dhe ministrja e Arsimit, Caroska me shqiptarët.

Ja postimi i plotë i Ibrahimit:

“Skandali i këtij teksti flet për tri gjëra:
1. Si ky tekst ka edhe plot të tjerë në shkollën shqipe në RMV dhe kjo detyrimisht e shtron pyetjen se cili ka qenë roli i disa ministrave të BDI-së, për shumë vite, në Arsim;
2. Se kjo cuca, që tash është ministre Arsimi, pra Caroska, para se ta ndryshojë konceptin e arsimit, duke ua imponuar nxënësve jogën hinduiste dhe edukatën seksuale liberale, ka shumë punë në herrjen e mendësisë antishqiptare dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve; dhe
3. Pavarësisht avancimit të këtij shteti drejt Perëndimit, urrejtja ndaj shqiptarëve mbetet konstante, ajo nuk ndryshon.
Duke i parë këto tekste, detyrimisht të vjen të thuash se çudi si nuk kanë gjetur deri tash edhe në lëndën e kimisë ndonjë formulë për tretjen e shqiptarëve në RMV ose në biologji ndonjë zbulim të ADN-së së racës “së përsosur” maqedonase dhe të tjerave “të paevoluara”. Mirë është të shihen edhe librat e fizikës, se mos ndoshta ka ndonjë temë edhe për zhbërjen fizike të kombeve”, ka përfunduar Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Share.