fbpx

Zeqirija Ibrahimi: “Argumenti” se opozita shqiptare përfiton pikë nga shtetësia flet për injorancë politike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesi i partisë politike “Alternativa”, Zeqirija Ibrahimi, në profilin e tij zyrtar facebook, ka shkruar për injorancën politike të disa “intelektualëve” të cilët thumbojnë opozitën shqiptare për propozim ligjin e shtetësisë.

“Argumenti” se opozita shqiptare e ka bërë propozim-ligjin për shtetësinë për arsye të përfitimit politik, le që është i paqëndrueshëm e patetik, por flet edhe për injorancë të lartë politike. Ata që përdorin këso “argumente” dëshmojnë për cektësi intelektuale e politike. Sepse i bie që, sipas tyre, opozita duhet të punojë për sevap. Ata e harrojnë parimin elementar të demokracisë se çdo subjekt politik angazhohet që të fitojë politikisht, sepse konsideron që fitorja e tij është fitore edhe për kauzën që ai përfaqëson. Ndryshe, cili është kuptimi i garës? Sipas kësaj logjike ne, më 2018, nuk duhej ta mbështesnim ligjin për gjuhët vetëm sepse e kishte propozuar dikush tjetër. Ashtu do ishim bërë nihilistë.
Le ta mbështesin edhe partitë e tjera propozim-ligjin për shtetësinë për “përfitim politik”. Nuk ka problem. Ne do ua njohim atë meritë dhe, bile, do i falënderojmë.
Me rëndësi është se shumë qytetarë do e zgjidhin këtë problem. Fundja, nesër do të harrohet kush e bëri, por do kemi një problem më pak dhe mijëra qytetarë të lumtur më shumë”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Share.