fbpx

Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti mburret midis Shkupit me kriminelin Enver Hoxha

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa ka publikuar një sërë fragmentesh nga libri i Blendi Fevziut mbi jetën dhe veprën e Enver Hoxhës. Shkas për këtë, Ibrahimi ka marrë ka nga fjalët e mbrëmshme të kreu të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një manifestim përkujtimor për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë. Ahmeti, mes tjerash, ka thënë se në atë kohë “ne e donim Enver Hoxhën”.

“Në atë kohë ka pasur dy rrugë. Ja ta duash Enver Hoxhën, ja Titon. Ne e donim Enver Hoxhën dhe këtë duhet ta them, pse mos ta them?…Pa e përmendur emrin e Enver Hoxhës, një mijë veta në sallë, s’çoheshte askush në këmbë. Duheshte ta përmendësh emrin e Enver Hoxhës për t’u ngritur në këmbë”, tha mes tjerash Ali Ahmeti, përcjell in7.

E këtyre fjalëve të Ahmetit iu është kundërpërgjigjur sot, anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. Sipas Ibrahimit, Enver Hoxha ka qënë kгiminel, antishqiptar dhe antifetar psikopat. Ai ironizon sërish me titullin “Doctor Honoris Causa”, të cilin Ahmeti e mori para disa muajsh nga Universiteti i Tetovës.

“Pasi që mbrëmë Doctor Honoris Causa mburrej me Enver Hoxhën dhe një sallë e tërë i duartrokiste, pa dashur të komentoj më shumë, po jua sjell disa fragmente që nëse i lexoni, e keni të qartë se sa kishte të drejtë Hafiz Ali Korça kur më 1925 e botoi librin “Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit”.
Fjalët e Hafiz i Aliut i dëshmon libri i Blendi Fevziut gjysmë shekulli më vonë, por megjithatë “Enveri ynë” midis Shkupit më 2021 ende mburret se ka qenë enverist.
Siç do e shihni nga fragmentet e Fevziut, Enver Hoxha ka qenë kriminel, antishqiptar dhe antifetar psikopat”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.

Share.