fbpx

Zejdi: Regjistrimi nuk mund të shtyhet, por vetëm të ndërpritet dhe për këtë përgjegjësi ka BDI

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koordinatori i grupit parlamendar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejdi ka thënë se kryeparlamentari Talat Xhaferi ka thirrur seancën pa konsultime me deputetët e opozitës shqiptare.

“Deri sa nuk vijnë të gjithë deputetët e koalicioni tonë, ai nuk do të mund të mbajë mbledhje”, u shpreh Rexhepi.

Zejdi më tej shtoi se sipas rregullores, deputetët duhet të informohen në kohë që të vijnë në kohë dhe të jenë pjesëmarrës për të dhënë mendimin e tyre.

Sipas Rexhepit, regjistrimi nuk mund të shtyhet, por vetëm mund të ndërpritet dhe nëse ndodh një gjë e tillë, BDI do të mbajë përgjegjësi për çështje kombëtare shqiptare në procesin e regjistrimit.

Share.