fbpx

Zejdi nga Alternativa: Betejën për shtetësi do ta bëjmë qoftë edhe për 1 individ

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit Alternativa – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, sonte ka qenë i ftuar në emisionin “10 Minuta” në TV 21. Nē pyetjen e gazetarit se kujt i pengon ligji i shtetësisë?, Rexhepi u përgjigj:
“Atyre të cilët e kanë problem mental nga aspekti nacionalist shovinist kundrejt shqiptarëve, të atyre të cilët insistojnë çdo çështje që ka të bëjë me raportet shqiptare-maqedonase, edhe pse këtu nuk ka të bëjë aspak me raportet shqiptare-maqedonase, por me raportet e fateve të njerëzve, qoftë ai edhe 1 individ i cili 3 dekada jeton në një shtet dhe i pamundësohet e drejta e kujdesit shtetëror ndaj tij si shtetas i këtij vendi”.

Share.