Shefi i grupit parlamentar nga koalicioni ASH-AAA, Skender Zejdi Rexhepi në një prononcim ekskluziv për News33 ka thënë se seanca e ftuar nga Talat Xhaferi për në ora 13:00 nuk mund të zhvillohet sepse deputetët e koalicionit nuk kanë qenë te informuar e konsulltuar për një seancë të tillë, njofton News33.
Ai tha se seanca e ftuar nga Xhaferi nuk do të nis pa ardhur deputetët e koalicionit.
Zejdi tha se tashmë është vone dhe regjistrimi nuk mund të shtyhet por duhet anuluar e përgjegjësitë për këtë duhet ti mbajë Bashkimi Demokratik për Integrim./News33/