fbpx

Zejd Rexhepi: Pavarësisht çmimit, ne do t’i mbrojmë deri në fund personat që nuk kanë shtetësi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në emisioni “ENTER” në TV SHENJA, koordinatori i grupit parlamentar të koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqiptarët, Zejd Rexhepi, i pyetur se kur do të merr fund bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës tha se ato e kanë pasur premtim parazgjedhor çështjen e shtetësisë.

“Nuk flasim për gjashtë muaj, as për pesë vite por flasim për 30 vite. Një periudhë shumë e gjatë. Ata obligim ia dhamë vetes që në 100 ditkëshin e parë që do tentojmë tua zgjidhim hallin. Ne menduam se sot ë hasim në pajtim edhe nga subjektet tjera shqiptare por edhe maqedonase”, tha Rexhepi në ENTER.

Ai tha se për çudi në Komision në vend se t’i jepet hapësirë Ligjit, është hasur në penGesë nga partitë maqedonase.

“VMRO dërgon 600 amendamente, ndërsa LSDM nëpërmjet qeverisë shprehet kundër. Aty bën pjesë edhe ministrat shqiptarë”, tha Zejdi.

Zejdi tha se BDI publikisht e përkrahin ndërsa në Qeveri fare nuk e kanë mbrojtur ligjin dhe kanë kërkuar që deputetët të votojnë kundër.

“Këtu u ulëm dhe bëmë një analizë. A ja vlen për një kategori njerëz që janë lënë nën mëshirë 30 vite. Ne vendosëm po  ja vlen dhe coftë të bllokojmë çdo gjë. Ja vlen jo vetëm një propozim ligj, por gjitha propozimet do të bëjmë bllokimin me amendamente të panumërta”, u shpreh Zejd Rexhepi.

Share.