fbpx

Zejd Rexhepi: Opozita shqiptare është dhe do mbetet zëri i shqiptarëve dhe i halleve të qytetarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Opozita shqiptare është dhe do mbetet zëri i shqiptarëve dhe i halleve të qytetarëve dhe çdo vendbanimi shqiptar e më gjerë, që t’ju dëshmojmë të gjithëve se ne do e përfaqësojmë çdo brengë të çdo qytetari, nga Likova deri në Strugë e Dollnen. Sot kishim planifikuar që të flasim disa pikë shumë të rëndësishme, posaçërisht pikën e shkeljes së të drejtave të qytetarëve që u bë në rastin Monstra, nga ana e gjykatës për fat të keq të korruptuar, partizuar dhe politizuar, me të cilën do të kishim pyetur edhe kryeministrin dhe ministrat kompetent që të na tregojnë pse u përsërit gjykata, gjykimi, prokuroria në rastin Monstra, për fat të keq e njëjta siç ishte me rastin Geshovska”, ka thënë deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë përplasjes verbale që kishte sot në Kuvend me Talat Xhaferin.

Share.