fbpx

Zejd Rexhepi emërohet koordinator i grupit parlamentar të koalicionit AAA – ASH

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë politike kuvendare deri te kryetari i Kuvendit kanë dërguar letër për formimin e grupeve kuvendare. Në Kuvend janë formuar katër grupe kuvendare, dy grupe janë të pushtetit dhe dy të opozitës, si dhe deputetët e partisë E majta dhe PDSH të cilët nuk janë në grupet e deputetëve.

Momentalisht si deputet i pavarur figuron vetëm Igor Durllovski i cili është pjesë e OBRM-PDUKM-së po jo anëtar i partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupe kuvendare formuan LSDM-ja dhe koalicioni ‘Mundemi’, BDI, opozita maqedonase OBRM-PDUKM dhe koalicioni ‘Ripërtëritja e Maqedonisë’ si dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Koordinator i grupit kuvendar i LSDM-së dhe koalicioni është Jovan Mitreski, ndërsa zëvendësi i tij është Sanja Mirakovska, kurse kreu i Kuvendit, Xhaferi do të njoftohet edhe për zëvendësin e dytë. Kërkesën e kanë nënshkruar 46 deputetë.

Në grupin kuvendar të BDI-së koordinator është Izet Mexhiti, ndërsa zëvendëskoordiantor Arbër Ademi. Për këtë kanë nënshkruar 14 deputetë.

Nikolla Micevski është koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së ndërsa zëvendësit e tij janë Dafina Stojanovska dhe Eli Panova. Për këtë kërkesë janë dhënë 44 nënshkrime ndërsa Igor Durllovski është deklaruar si deputet i pavarur.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa koordinator të grupit kuvendar do ta kenë Skender Rexhepi, ndërsa zëvendësit e tij janë Syrija Rashidi dhe Ilire Dauti.

Share.