Në fjalimin e tij në Kuvend koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, ka thumbuar paaftësinë menaxheriale të qeverisë Zaev.
“Pushteti ka dështuar edhe në sferën e arsimit. Mbi 60 mijë nxënës, falë keqmenaxhimit të qeverisë, kanë mbetur pa përfunduar mësimet e tyre. Sfera arsimore në vend nuk ka kushte elementare të funksionimit”, ka thënë Rexhepi para deputetëve të shumicës parlamentare.



