fbpx

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani: BDI ashtu si më 2011, edhe tash më 2021 po ua bën shërbimin partive maqedonase kundër shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“E kuptoj BDI-në që shërbehet me amendamente të vjetra për ta justifikuar paaftësinë e saj të re si parti që vendimet i merr nga Zaevi me telefon, por kjo nuk e mbulon turpin se ajo, ashtu si më 2011, edhe tash më 2021, po ua bën shërbimin partive maqedonase (atëbotë Gruevskit e sot Zaevit) kundër shqiptarëve.
Për sqarim të opinionit: opozita shqiptare në dhjetor 2020 ishte kundër mbajtjes së regjistrimit në këtë kohë, sepse ashtu ishte rekomandimi i OKB-së, për shkak të pandemisë, por pasi që e kemi votuar Ligjin për regjistrim, ne nuk i ndryshojmë qëndrimet varësisht nga telefonatat e Zaevit.
Andaj tash, kur Zaevi, Mickovski e Ahmeti e lexojnë mobilizimin e shqiptarëve dhe duan ta anulojnë atë, ata do ta kenë përballë opozitën shqiptare (ASH-AAA), që me çdo mjet demokratik do ta pengojë shtyrjen e regjistrimit.
Vendimet e opozitës shqiptare nuk merren nga telefonatat e Gruevskit e Zaevit. Ka kaluar ajo kohë…”, ka shkruar zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Share.