fbpx

Zbulohet a ka ndikim negativ 5G-ja në Shëndet… Ja çfarë u zbulua

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër.

“Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Shërbimi Grek për luftimin e dezinformatave ellinikahoaxes.gr analizon një pretendim se frekuencat e teknologjisë së re 5G të telefonisë celulare kanë ndikuar negativisht në absorbimin e oksigjenit në trup, gjë që mundëson zhvillimin e shpejtë të sëmundjes Kovid-19, që shkaktohet nga virusi i ri i korona.

Por punët nuk janë ashtu, sepse ato frekuenca nuk kanë energji të mjaftueshme për të shkaktuar reaksione kimike – nuk ka asnjë studim shkencor të konfirmuar që e mbështet një pretendim të tillë, ashtu si nuk mund të vërtetohet se 4G shkakton reaksione kimike ose ndryshime në molekula, shkruan ellinikahoaxes .gr

Në këtë tekste janë cituar një numër i madh mediash greke ku është pohuar se 5G ndikon në molekulat e oksigjenit në trupin e njeriut, duke e përkeqësuar kështu gjendjen e sëmundjes Kovid-19.

Pohimet e tilla nuk kanë asnjë bazë shkencore, shkruan shërbimi grek pë luftë kundër dezinformatave, duke vërë në pah një numër deklaratash shkencore nga shkencëtarë grek. Teksti përkujton që ato frekuenca janë në brezin e rrezatimit jo-jonizues, pra nuk kanë aftësi për të shkaktuar ndryshime kimike përkatësisht reaksione kimike.

“Sidomos kur flasim për frekuencat prej 60 gigahertz, këshillohet të kontrollohet se sa energji nga këtoi valë është e nevojshme për të ndikuar në elektronet e një molekule të oksigjenit. Gjithashtu, pasi pretendohet se Vuhan, epiqendra e epidemisë, ishte një nga qytetet e para që u testua për 5G, duhet të theksohet se në Kinë testimet për këtë teknologji filluan në verën e vitit 2019, ndërsa kompania O2 ka filluar provat për 5G në Mbretërinë e Bashkuar qysh në mars 2018 dhe lidhja midis Kovid-19 dhe 5G nuk mund të konfirmohet.

Share.