fbpx

Zaevi është i kënaqur nga performanca e Qeverisë aktuale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe kryeministër, Zoran Zaev duke sqaruar premtimin e tij, se do të ketë ndryshime dhe freskim të zgjidhjeve kuadrovike të partisë me marrjen e mandatit të ri.

Ka bërë të ditur, se përveç kuadrit nga LSDM, ai është i kënaqur nga performanca e Qeverisë aktuale, duke thënë se nuk do të ketë ndryshime kuadrovike.Kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare. Unë jam i kënaqur nga performanca e Qeverisë dhe besoj se kështu duhet të vazhdojmë. Sigurisht, se nga e para nesh janë zgjidhjet kuadrovike, në kuadër të udhëheqësisë së LSDM-së”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar, dhe kështu, kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar edhe një mandat. Për Zaevin votuan “për” 59.240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.

Share.