fbpx

Zaev thirrje për bashkëpunim mes Greqisë dhe Turqisë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Të jemi të zgjuar. Shpresoj që ky (tension) nuk do të ndodh më. Sepse Turqia është fqinji juaj dhe miku ynë i mirë”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke theksuar se Turqia është fqinje e Greqisë dhe një mike e mirë e saj i bëri thirrje qeverisë së Athinës që të bashkëpunojë me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA). Zaev i cili ndodhej në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të marrë pjesë në konferencën e “The Economist”, në intervistën për gazetën greke “Ta Nea” foli në lidhje me tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor.

Ai tha është duke “mbështetur” kthimin e anijes për kërkime sizmike Oruç Reis në port, duke shtuar se janë pranë politikave të paqes dhe miqësisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore. “Nuk kemi nevojë për këtë (rritjen e problemeve). Jemi në shekullin 21 dhe duke e përjetuar revolucionin e 4-t të industrisë. Prandaj duhet të qëndrojmë të bashkuar përpara Evropës Perëndimore, SHBA-ve dhe Kinës”, tha Zaev për të shtuar se qytetarët kanë nevojë për rritjen e bashkëpunimit.

“Të jemi të zgjuar. Shpresoj që ky (tension) nuk do të ndodh më. Sepse Turqia është fqinji juaj dhe miku ynë i mirë”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Share.