Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +


Besoj deri në qiell se do të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në, mbetem optimist. Vendi ynë që nga pavarësia nuk ka fituar asgjë lehtë, ne jemi vend i vogël dhe kemi arritur gjithçka me vështirësi. Po flas për të gjitha qeveritë, kështu që drama e BE-së do të zgjasë deri në momentin e fundit, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai shtoi se Maqedonia nuk ka asnjë problem me metodologjitë e reja të propozuara në lidhje me reformën për zgjerim. Zaev përjashton zgjedhjet e parakohshme nëse vendi nuk merr fatë për fillimin e negociatave.

“Rregullshmëria e zgjedhjeve nënkupton rregullshmëri edhe në shoqëri. Të sigurosh parashikime në ekonomi është një gjë e rëndësishme, kështu që për mendimin tim, vendit tonë i duhen zgjedhje të rregullta. Ndërsa zgjedhjet e rregullta për mua janë ato në fund”-tha Zaev.

Kryeministri Zaev nesër të niset për në Austri, nga ku do të udhëton për në Bruksel dhe Luksemburg./Alsat

Loading…

Share.