fbpx

Zaev jep Lajmin/ Ja çfarë do Vendosim për ORËN POLICORE…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi sot se akoma nuk ka indikator të cilët do të tregonin se nevojitet të vendoset orë policore apo karantinë, për shkak të pandemisë me koronavirusin.

“Unë personalisht jam kundër masave të këtilla, por nuk përjashtohet mundësia nëse Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se nevojiten dhe i rekomandon.

As Qeveria, as ministri i Shëndetësisë nuk vendosin vetë. Masat sillen me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive”, theksoi Zaev.

Sipas tij, nëse do të vendosej orë policore, ajo do të vendosej prej orës 21 deri në mëngjes.

“Kjo edhe tani funksionon pa orë policore, me atë dallim që shërbimet të cilat do të kujdeseshin për zbatimin e saj mund të kryejnë punë tjetër cilësore. Kjo nuk do të ndërronte asgjë serioze”, tha Zaev,

Por, nuk e përjashtoi mundësinë nga vendosja e saj, nëse për atë vjen rekomandimi nga Komisioni për shkak të ndryshimit të gjendjes.

Ai shtoi se edhe masa për karantinë mund të sillet në çfarëdo kohe.

“Unë personalisht jam kundër orës policore dhe karantina e të ngjashme, por nëse ka nevojë dhe paraqiten arsye për atë, do të sillet një vendim i tillë. Por, për momentin, siç thashë, unë personalisht nuk shoh arsye për atë.

Megjithatë, unë nuk jam profesionist në atë punë, unë vetëm e kryesoj Qeverinë, e cila është e gatshme çdoherë të thirret dhe t’i sjellë masat më të domosdoshme”, theksoi Zaev.

Sipas tij, në drejtim të sigurimit të mbrojtjes më të mirë të qytetarëve dhe rritjes së kapaciteteve të sistemit shëndetësor është edhe përfshirja e specialistëve të rinj, përgatitja e reparteve specialistike dhe kapacitete të tjera shëndetësore të pranojnë pacientë pozitivë me koronavirus. (INA)

Share.