fbpx

Ylli brazilian, Neymar kërcnon keq PSG, nuk pranon uljen e pagës!?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Ylli brazilian, Neymar thuhet se po tenton të detyrojë një largim nga Paris Saint-Germain gjatë verës.

Neymar ka qenë prej kohësh i lidhur me një kthim te Barcelonë, por një transferim nuk ka arritur të materializohet deri më tani.

Megjithatë, pritjes si duket i ka ardhur fundit dhe vera e këtij vitit pritet të jetë idealja për rikthimin e brazilianit në Camp Nou.

Sipas gazetës katalunase Sport, Neymar po kërkon të detyrojë largimin e tij nga Parc des Prince.

Ndikimi ekonomik i pandemisë ka goditur zhveshtoret e PSG-së, pasi presidenti Nasser Al-Khelaifi ka bërë presion te lojtarët e tij për të pranuar një ulje pagash.

Megjithatë, yjet e ndryshëm nuk pajtohen. Neymar është njëri nga ata. Në Francë ata thonë se kjo mund të jetë një mënyrë për të detyruar largimin e tij.

Përveç Neymarit, uljen e pagës e kanë refuzuar edhe Kylian Mbappe, Neymar, Thiago Silva, Edinson Cavani, Juan Bernat dhe Ander Herrera.

Tash esht Koha
Share.