fbpx

Xhevdet Pozhari: BDI premton shqip, vepron maqedonisht!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Përtej posteve ministrore, një qeveri përcaktohet nga prioritetet të cilat i ka në plan ai që udhëheqë me të. Nëse kryeministri do të ishte shqiptar, ashtu siç trumbetonte para zgjedhjeve partia e Ali Ahmetit, atëherë do të kishte hapësirë për të diskutuar rreth mundësisë së një koordinimi më të mirë rajonal në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare. Por, gjykuar nga të bëmat e deritanishme të BDI-së është dëshmuar se ata vetëm premtimet i japin në gjuhën shqipe, ndërsa kur vjen puna te qeverisja në raport me interesat e shqiptarëve atje nuk veprojnë ndryshe nga maqedonasit.
Derisa në pjesët ku banojnë maqedonasit investohet, aty ku janë të përqëndruar shqiptarët vetëm grupet e BDI-së pasurohen.

Në këto rrethana kur Ali Ahmetin dhe Hashim Thaçin përpos biznes-interesave i bashkon edhe halli ndaj Gjykatës Speciale që kjo mendësi e pushtetarëve ia solli UÇK-së si peshqesh, mbetet pak hapësirë për të fol për një koordinim të mirëfilltë. Përjashtim përbën Edi Rama i cili veç pasi u bë kryeministër e kuptoi se edhe në Maqedoninë e Veriut jetojnë shqiptarë, ndërsa në Kosovë këdo që nuk e përkrahë Hashim Thaçin e shpalli gomarë.

E, derisa në krye të institucioneve kemi kësi udhëheqës, është e pritshme që të tërhiqen njohjet e Kosovës dhe ky shtet të kushtëzohet me marrëveshje ku e kaluara e shqiptarëve zhbëhet, ndërsa zhvillimet politike varen nga ata që e fatin e tyre politik e kanë barazuar me të ardhmen e vendit”, ka shkruar gazetari kosovar, Xhevdet Pozhari.

Share.