fbpx

Xhaferi: Opozita po e keqpërdorë gjendjen shëndetësore të deputetëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkup, 22 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot akuzoi se opozita po e keqpërdor gjendjen shëndetësore të deputetëve, në kushte të Kovid-19, dhe se para tij vendosen propozime përfundimtare që nuk mund t’i pranojë. Për shkak të kësaj deri në krijimin e kushteve për punë gjegjësisht shumica prej 61 deputetëve Xhaferi ka vendosur ta anulojë seancën e 36-të kuvendore të caktuar për nesër, ndërsa në të cilën në rend dite janë edhe pikat e lidhura me masat për Kovid-19.

Xhaferi në konferencën për shtyp, të cilën e thirri pas ndërprerjes së takimit me koordinatorët e grupeve të deputetëve, tha se dy deputetë nga shumica për arsye shëndetësore u penguan të marrnin pjesë në seancën e nesërme të 36-të për çka e parashtroi çështjen për kuorum. Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE-së, sipas tij, ka kërkuar që në seancë të shqyrtohen vetëm vazhdimi i gjendjes së krizës dhe tre pikat në lidhje me masat për Kovid-19, dhe jo 26 të tjera.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, sipas tij, ka kërkuar në seancë të shqyrtohet vetëm vazhdimi i gjendjes së krizës dhe tre pikat e lidhura me masat për Kovid-19, ndërsa jo edhe 26 pikat tjera.

Praktikisht, opozita ka kërkuar seancë të veçantë vetëm për ato katër pika.

Share.