fbpx

VV kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhje me qendrat e saj, në të cilën morën pjesë kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti.

Në pjesën e parë të mbledhjes, Kurti ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë krijimin e rrethanave drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, VV ka kërkuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme.

“Në këtë takim po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka mërgata jonë.Shty,pe rek.lam.en dhe vazh.do lajmin eplot

Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën”.

“Pas këtyre diskutimeve mbledhja vazhdoi me çështjet organizative.

Viti 2020, përkundër vështirësive që ka patur për shkak të pandemisë e zhvillimeve të tjera në vendin tonë, cilësohet si i suksesshëm organizativisht për Organizatën tonë.Shty,pe rek.lam.en dhe vazh.do lajmin eplot

Në këtë vit, përmes procesit të brendshëm zgjedhor, kemi arritur të konsolidojmë një pjesë të madhe të strukturave tona organizative, teksa vitin po e përmbyllim me rreth 10 mijë anëtarësime të reja e me fitoret plebishitare në komunën e Besianës dhe në veriun e Mitrovicës”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje.

Ndryshimi aq shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga populli, nuk ka asnjë arsye të mos lejohet që të ndodhë”./klankosova

Share.