10:31 | 19 Tetor 2019

10:31 | 19 Tetor 2019
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, gjatë një organizimi në aeroportin ushtarak të Batajincës, ka thënë se ushtria serbe është gjithmonë e gatshme që të tregojë aftësitë e saj.
“Ushtria është gjithmonë e gatshme të shfaq aftësitë,” ka thënë Vulin.
Ndryshe Serbia është vendi që investon më së shumti në ushtri. Nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia investon miliona më shumë se të gjitha shtetet tjera bashkë.
E ky nuk është kërcënimi i parë që Serbia e bën me ushtri.
Aleksandër Vulin kishte deklaruar se Serbia mund të intervenojë ushtarakisht edhe në veri të Kosovës pas aksionit të policisë kundër krimit të organizuar atje.
Deklaratë të ngjashme kishte lëshuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq disa herë me radhë.
Për intervenim ushtarak të Serbisë në Kosovë kishte folur edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. /Lajmi.net/