fbpx

Vucic thotë se politikanët e Kosovës janë fëmijë të amerikanëve e gjermanëve: Atyre gjithmonë do t’u ndihmojnë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thënë se klasa politike në Kosovë janë fëmijë të amerikanëve e gjermanëve, teksa shton se për ta do të tregojnë gjithmonë lëshime dhe vullnet të mirë.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Vucic ka thënë se çfarëdo që të bëjnë kosovarët, për ta gjithmonë do të ketë vullnet të mirë, siç është shprehur ai, nga ata që krijuan pavarësine e Kosovës.

“Dhe mos harroni, ata janë fëmijë të amerikanëve dhe gjermanëve dhe të gjithë atyre që krijuan pavarësinë e Kosovës. Çfarëdo që të bëjnë, për ta gjithmonë do të ketë lëshime dhe vullnet të mirë nga ana e atyre që krijuan pavarësinë e Kosovës, ata do t’i ndihmojnë. Ne nuk jemi në atë situatë, nuk mund të shmangemi nga bisedimet.”, ka thënë ai.

Ndër të tjera në këtë intervistë, Vucic ka pranuar se në marrëveshjen finale Serbia do të humbas diçka, e sipas tij do të provojë që të jetë më së paku.

Share.