fbpx

Vjen Lajmi i Madh nga Kroacia, Ja çfarë ka Ndodhur Sot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dozat e para të vaksinës së coronavirusit të Pfizer kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit edhe në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 9,750 dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech kanë mbërritur në Zagreb dhe do të ruhen në Institutin Kroat të Shëndetit Publik, nga ku do të transportohen në qarqe.

Siç bëhet e ditur më tej, imunizimi fillon të dielën në mëngjes kur personi i parë në Kroaci do të marrë dozën e tij. Shtëpia për të moshuarit dhe të sëmurët në Zagreb është duke pritur për konfirmim, duke shpresuar se ajo do të jetë mbrojtësi i tyre.

Ndërkohë që në Dubrovnik, doza e parë do të merret nga punëtorët shëndetësorë dhe 155 doza të vaksinave do të mbërrijnë në Shibenik.

Fushata e vaksinimit fillon sot dhe përveç posterëve dhe videove, është planifikuar edhe vaksinimi publik i personave të famshëm. /Arbresh.info/

Share.