fbpx

Visara Riza nga Alternativa trefishoi numrin e të punësuarëve shqiptarë në MALMED

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ueb-faqja e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore MALMED është një ndër të paktat agjensi në Maqedoninë e Veriut që ka vënë në funksion përdorimin e uebfaqes edhe në gjuhën shqipe.

Kjo ueb-faqe ka qenë e përfunduar që në muajin mars, por përshkak të pandemisë Covid – 19 është prolonguar për disa muaj.

Visara Riza, drejtoreshë e Agjencisë të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ”MALMED”, e propozuar nga Alternativa, sot ka dorëzuar mandatin e saj, të cilin e ka përfunduar me sukses në respektimin e plotë të gjuhës shqipe. Në këtë detyrë ajo për një periudhë kohore të shkurtër, përveç zbatimit të gjuhës shqipe ka arritur të trefishojë edhe numrin e të punësuarve shqiptarë.

Edhe pse ka kohë që ligji për zbatimin e dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut është miratuar, përdorimi i gjuhës shqipe mbetet për tu dëshiruar edhe nga institucionet drejtuesit e të cilëve janë shqiptarë.

Share.