VISAR GANIU VAZHDON T’I PËRVETËSOJË DONACIONET PRIVATE SI TË ARRITURA TË TIJ

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, vazhdon të lavdërohet me donacionet private që bëhen në Komunën e Çairit, duke tentuar t’i shesë ato si projekte dhe aktivitete të Komunës.
Së fundmi, në rrjetin social Facebook ai shkruan se Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” u ka dhuruar shkallë speciale për intervencë, ndërsa në fund të shkrimit e potencon se bëhet fjalë për donacion privat të kompanisë “AR-DE”.
Kjo nuk është hera e parë që Visar Ganiu donacionet private tenton t’i shesë si suksese të tij. Këtu mund ta përmendim edhe rinovimin e tregut të Bit Pazarit, që është bërë me para të investitorit privat, rinovimin e shumë shkollave në Çair, që janë bërë falë donacioneve të kompanisë “Eftinija Impeks”, rikonstruimi i infrastruktuerës nëntokësore në disa lagje, që është bërë me para të TAV-it, rinovimi i kirurgjisë në spitalin e gjinekologjisë dhe akusherisë “Nënë Tereza” në Çair, që është bërë nga kompania “Alma-M” dhe me mbështetje të “Eftinija Impeks” dhe “Tempo 99”, si edhe tribuna e re në stadiumin e Cairit, që është bërë si donacion i UEFA-së.
Megjithatë, Visar Ganiu e gjen një vrimë për t’i futur gërshërët që ta presë shiritin, siç bëri edhe sot në hapjen e marketit “Ramstor”.

Share.