fbpx

Visar Ganiu – rektor i ri në universitetin “Nënë Tereza” ?!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet lokale të tetorit, kanë filluar të nxisin tensione dhe debate brendapartiake, mbi kandidaturat eventuale për kryetar komunash mes partive shqiptare.
Debati më i nxehtë për kandidaturat me sa duket, po zhvillohet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku jozyrtarisht po thuhet se në këtë parti, po zhvillohet në betejë e fuqishme përplasjesh për kandidatët në këto komuna: Çair, Tetovë, Bogovinë dhe Strugë.
Gjatë javës së kaluar, në opinionin publik, u qarkullua lajmi se kandidati për komunën e Çairit, pritet të jetë, Ardian Muça, i cili ka përkrahje të fuqishme nga klani i udhëhequr nga Artan Grubi dhe Bujar Osmani. Sipas po të njëjtit burim, marrim vesh se pengesa kryesore për moskandidimin e kryetarit aktual të komunës, Visar Ganiu, i cili fuqishëm po pengohet nga Artan Grubi dhe dirigjenti i tij, Ali Ahmeti.
Nga burimet e afërta brenda Bashkimit Demokratik për Integrim dega Çair, marrim vesh se edhe vet Ganiu pas presionit të hatashëm nga Artan Grubi, është tërhequr nga kandidatura për Çair, dhe se jozyrtarisht dyja palët Ganiu-Grubi, janë dakorduar që kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu, pas tërheqjes nga komuna të emërohet rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Do të kishte qenë tepër interesante dhe qesharake nëse me të vërtet Visar Ganiu emërohet rektor i universitetit “Nënë Tereza”, sepse edhe ashtu një sportist tjetër i mundjes (në gjuhën popullore:pehlivan), Vullnet Ahmeti aktualisht është rektor i Universitetit të Tetovës.
Arsimi i lartë në duartë e sigurta të sportistëve: në njërën anë futbollisti Visar Ganiu do të udhëheq me “Nënën Terezë”, në anën tjetër pehlivani Vullnet Ahmeti me UT-në. Kjo është merita më e madhe e BDI-së. Fati i arsimit në shqip në duartë e sigurta të portierëve e pehlivanëve shqiptarë.

Share.