fbpx

Visar Ganiu – kandidat i BDI-së për zgjedhjet lokale në Çair

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet lokale, të cilat priten të mbahen vitin ardhshëm, ka filluar që t’i nxjerrë në opinion edhe emrat e kandidatëve për kryetar komune nga partitë në vend.
Një betejë e ashpër për kandidat në komunën e Çairit është duke u zhvilluar brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu, pritet që të rikandidohet edhe njëherë nga BDI. Gjithashtu, sipas po të njëjtit burim, marrim vesh se fraksionet e brendshme në BDI janë kundër rikandidimit të Ganiut. Jozyrtarisht thuhet se brenda BDI-së po zhvillohet betejë e ashpër politike brendapartiake, mes fraksionit të Izet Mexhitit, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit. Tre eksponentët e BDI-së në Çair u bëjnë shtypje strukturave partiake, që kandidat për Çair të jenë njerëzit e afërt të këtyre eksponentëve ose, ndryshe, do të ketë bojkote të fuqishme strukturore.
Se çfarë do të ndodhë rreth kandidatit për zgjedhje lokale në Çair, ky vendim pritet të marrë epilog përfundimtar javëve në vijim nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Share.