fbpx

Virusin mund të përhapësh vetëm në 7 ditët e para, a është e vërtetë kjo? Ja si përgjigjet epidemiologu

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka thene se shtatë ditët e para një i infektuar me Covid-19 mund të infektojë të tjerët dhe në pjesën tjetër të ditëve nuk mund ta përçojë te njerëzit që e rrethojnë.Ndaj keto mund te jene ditet me te veshtira.

Mjeku tha se: “Kjo është e vërtetë për një interval të caktuar njerzish, që shumica e njerëzve është pak a shumë te kjo ide, nga krahu tjeter Informacionet shkencore që na vijnë nga OBSH informojnë strategjinë e izolimeve. Një person do e mbajmë të izoluar për sa kohë do të infektoje të tjerët, ky është parimi.

Asimptomatikët qëndrojnë deri në 10 ditë të izoluar pa patur nevojë për tampone negative, ne vazhdojmë me 2 tamponë negativë. Ndërkohë, për raste simptomatikë për aq kohë sa zgjatin simptomat plus tre ditë asimptomatikë dhe bëhet pothuajse 13 ditë dhe më pas mund të dali sërisht pa dy tamponat negativë”

Per me shume shikoni videon

Share.