fbpx

Vijnë Fakte Tronditëse Nga Beogradi, Për Implikimin E Ramës Në Ndarjen E Kosovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit ku ju vendos edhe zyrtarisht “vija e kuqe”, planit malinj për ndarjen e Kosovës, dita ditës dalin edhe fakte të reja për protagonistët e tij. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dje e deklaroi se ideja e këtij plani ishte i tiji, por me dëshpërim shtoi se ai dështoi. Çështja është se mirë që ky projekt ishte gatuar në Beograd, po presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama, përse u përfshinë dhe u bënë partizanë të tij. Një përgjigje për këtë e jep gjatë një interviste për median serbe “Vreme” (Koha), kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko. Ajo zbulon fakte tronditëse të përfshirjes së Edi Ramës në këtë plan dhe ide të Vuçiç, për të marrë troje të Kosovës me viston e dy krerëve shqiptarë në tavolinë.

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», ka lëshuar “bombën” në këtë intervistë Biserko
Pas kësaj ajo tregon, se idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev
Më poshtë në intervistë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbinë rrëfen edhe rolin e mentorit të Edi Ramës, Xhorxh Soros, në këtë plan për copëtimin e Kosovës, nëpërmjet të birit të tij, Aleksit, fakt që është denoncuar shpesh në disa media të Tiranës.

“Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës”, deklaron ajo.

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit të mbështetur edhe nga Edi Rama, për ndarjen e Kosovës. Për këtë presidenti serb Vuçiç e ka shpallur armike të Serbisë.

Share.