fbpx

(VIDEO) Zyrtarët e BDI-së në garë për të marrë meritat e largimit të gjeografisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

U fut në përdorim kur në pushtet ishte Bashkimi Demokratik për Integrim, në kohën kur Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e drejtonte ministri shqiptarë nga radhët e tyre, Aziz Pollozhani, vazhdoi edhe kur ministrinë e Arsimit e udhëhëqën edhe disa ministra të tjerë, shumica shqiptar. Tani pas 18 viteve zyrtarët e BDI-së,i gëzohen tërheqjes e librit të gjeografisë nga përdorimi. Madje zyrtarët qeveritarë, po bëjnë garë se kush ti marrë meritat për heqjen nga përdorimi të këtij libri me përmbajtje skandaloze dhe antishqiptare.

Nga kabineti i Ministres së Arsimit Milla Carovskas përmes një njoftimi për media kanë bërë me dije se ministrja Carovska e ka nënshkruar vendimin, me të cilin teksti shkollor i kontestuar tërhiqet nga mësimdhënia.

Por, merita për tërheqjen e tij kërkon edhe zëvendës kryeministri Artan Grubi. Përmes një statusi në facebook, Grubi e kumtoi lajmin për heqjen e gjeografisë nga përdorimi.

Artan Grubi, zv/kryeministër

“Libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit. Kështu ka vendosur Komisioni për dhënien e propozimeve për tërheqje nga përdorimi të librave të miratuar”.

Në garën për merita hyri edhe zëvendës ministri i arsimit, Arafat Shabani, i cili rrallë herë shihet nëpër media. Edhe ai nuk la pa informuar se ky libër po hiqet prej përdorimi. Shabani theksoi se pas konstatimeve të Komisionit recenezus vendimi për tu tërhequr ky libër nga kurikulat mësimore është nënshkruar nga ministrja gjatë ditës së djeshme.

Ky libër është botuar në vitin 2002. Që atëherë në krye të ministrisë kanë qenë 4 ministra të BDI-së, një ministër I PDSH-së dhe 1 zëvendës ministër, Aziz Pollozhani, Sulejmani Rushiti, Abdilaqim Ademi, Pishtar Lutfiu, Arbër Ademi dhe Safet Ademi.

Përndryshe, libri I gjeografisë, i cili ngjalli reagime të shumta në opinion, për përmbajtje anti shqiptare, fyese dhe nënçuese për shqiptarët si popull, është vetëm një nga shumë tekste shkollore që nxënësit kanë mësuar dhe për të cilat alarmohet vazhdimisht.

Emine Ismaili /SHENJA/

Share.